Rritet ndjeshëm fluksi në Morinë, mijëra qytetarë të Kosovës i drejtohen bregdetit shqiptar

Këtë fundjavë është shënuar një rritje e konsiderueshme e lëvizjeve në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar për të kaluar ditët e pushimit.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, vetëm në orët e para të së shtunës në territorin shqiptar kanë hyrë 10,874 shtetas të Kosovës me 3,712 automjete.

Të lidhura

None found

Pjesa më e madhe e këtij fluksi është përballuar nga pika kufitare e Morinës, e cila vijon të jetë porta kryesore hyrëse për pushuesit që kanë si destinacion Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, Vlorën dhe zonat turistike të jugut.

Me qëllim shmangien e pritjeve dhe radhëve të gjata, autoritetet kufitare kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar kalimin e udhëtarëve.

Shifra e lartë e hyrjeve rikonfirmon interesin e madh të qytetarëve të Kosovës për t’i kaluar pushimet verore në Shqipëri, e cila mbetet destinacioni i tyre turistik më i preferuar.


Shtuar 20.06.2026 11:15

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomjojobetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobet