Miguel Almiron, futbollisti paraguaian, është bërë lojtari i parë në histori që përjashtohet si pasojë e zbatimit të rregullit të ri të njohur si “Lex Vinicius” ose “Ligji i Vinicius”. Ky rregull parashikon karton të kuq për çdo lojtar që mbulon gojën kur i drejtohet një kundërshtari.
Ngjarja ndodhi në ndeshjen ndaj Turqisë, kur anësori me përvojë i Atlanta United, pjesë e përfaqësueses së Paraguait që nga viti 2017, kreu pikërisht këtë veprim. Si pasojë, në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, ai u largua drejt dhomave të zhveshjes me karton të kuq.
Të lidhura
None found
Një rol të rëndësishëm në këtë vendim pati mbrojtësi turk Mert Muldur, i cili njoftoi menjëherë arbitrat për gjestin e Almironit.
Pasi pamjet u kontrolluan në VAR, arbitri nga El Salvadori, Ivan Barton, vendosi të zbatojë “Ligjin Vinicius”, duke e ndëshkuar Almironin me të kuq dhe duke e bërë atë futbollistin e parë që përjashtohet në bazë të këtij rregulli.
Cili është ai rregull?
Dy muaj më parë, FIFA paraqiti dhe IFAB miratoi njëzëri dy ndryshime në Rregullat e Lojës së Futbollit gjatë një seance të posaçme të mbajtur në Vankuver. IFAB është shkurtimi për Bordin i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Ky institucion është organi më i vjetër dhe më i lartë që merret me përcaktimin dhe ndryshimin e rregullave të futbollit. Organizata konfirmoi se rregullat e reja do të zbatohen në Kupën e Botës dhe një prej tyre është pikërisht “Ligji Vinicius”.
Presidenti i FIFA-s e mbështeti këtë masë dhe tashmë ka arritur ta çojë përpara me vendosmëri. Arsyeja që çoi në miratimin e saj ishte skandali i muajit shkurt dhe ndeshja Benfica-Real në Ligën e Kampionëve.
Aktivizuesi i rregullit
Në atë përballje, Vinicius dhe Mbappe pretenduan se lojtari kundërshtar Gianluca Prestianni e kishte quajtur “majmun” brazilianin e Realit. Megjithatë, fjalët e tij nuk mund të lexoheshin nga buzët, pasi ai i kishte mbuluar ato me fanellë gjatë momentit kur shqiptoi fyerjen e pretenduar raciste.
Pas hetimeve, mesfushori argjentinas i Benficës u pezullua me tri ndeshje, por për homofobi. Ai pranoi se i kishte thënë Viniciusit se ishte “peder” dhe për këtë u ndëshkua, ndërsa pretendimi i Viniciusit se ishte ofenduar në mënyrë raciste nuk u provua.
Megjithatë, pikërisht kjo ngjarje u bë arsyeja që FIFA të miratonte rregullin në fjalë, për të cilin u ra dakord në asamblenë e fundit në shkurt, menjëherë pas ndeshjes mes Benficës dhe Realit.
