Bytyçi: Protestat po ushqehen nga pakënaqësia qytetare, por përçarja mbetet rreziku kryesor

Prej 19 ditësh radhazi, qytetarë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë kanë dalë në protestë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Në ditën e 20-të të këtij mobilizimi, tubimi pritet të zhvillohet sërish në kryeqytet dhe organizatorët, edhe pse temperaturat janë të larta, parashikojnë pjesëmarrje të madhe.

Në një prononcim për “Bota Sot”, profesori Enver Bytyçi u ndal te këto protesta, të cilat i lidhi me pakënaqësi të forta qytetare. Sipas tij, lëvizja është përqendruar rreth thirrjes “Shqipëria nuk është në shitje”, një mesazh që, sipas tij, ka tërhequr sidomos të rinjtë.

Të lidhura

None found

Ai i krahasoi protestat e vazhdueshme në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit me lëvizjet e vitit 1991, duke i cilësuar si pasojë e zhvillimeve që qytetarët, sipas tij, nuk janë më të gatshëm t’i pranojnë.

“Protestat në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kësaj radhe, njësoj si në vitin 1991, burojnë nga shkaqe të cilat qytetarët nuk i durojnë më. Shqipëria është tashmë në rrezik nga dy agresivitete të një axhende të zhbërjes së saj. Së pari nga shpopullimi dhe së dyti nga kalimi në pronësi i territorit të saj tek të huajt. Të dyja këto dukuri shkatërruese e rrënuese për kombin janë projekte ndërkombëtare që kanë si ekzekutor kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka deklaruar ai.

Bytyçi tha se protesta është përmbledhur rreth një slogani qendror, i cili, sipas tij, po shërben si pikë bashkimi për pjesëmarrësit dhe po ngjall mbështetje të veçantë te të rinjtë.

“Logoja ose parulla kryesore e protestës është ‘Shqipëria nuk është në shitje!’ Kjo logo i bashkon të gjithë protestuesit dhe është gjithashtu motivi kryesor pse njerëzit, sidomos rinia, janë në sheshe. Pavarësisht kësaj, në protestë marrin pjesë kategori të ndryshme sociale, me bindje e pikëpamje politike, si dhe me besime fetare. Që do të thotë se, përveç logos kryesore, ata përdorin gjithashtu parullat e tyre të veçanta. Por thelbi dhe kërkesa e patjetërsueshme është largimi i qeverisë Rama, dorëheqja e kryeministrit”, është shprehur ai.

Sipas tij, në ndryshim nga protestat e mëparshme të organizuara nga opozita, kjo lëvizje po fiton mbështetje të gjerë te rinia dhe po krijon një atmosferë të re në vend.

“Më përpara kishte protesta në Shqipëri. Por ato u bënë nga partitë opozitare, kryesisht nga Partia Demokratike. Madje me të njëjtat kërkesa dhe parulla. Por ato protesta nuk ngjitën. Nuk krijuan frymë dhe nuk u mbështetën nga rinia. Duket se politika në tërësi e ka shkëputur veten nga interesat që përfaqësojnë brezin e ri. Ndërkohë u duk sikur nervi i protestës në Shqipëri është paralizuar. Dalja e rinisë në shesh dhe protestat e mrekullueshme që ata bëjnë, ishte befasia më e këndshme në vendin tonë. Duket sikur është rikthyer shpresa. Duket se ajo Shqipëria e përgjumur dhe e rraskapitur përballë autokracisë dhe kleptokracisë së qeverisjes së Edi Ramës është zgjuar. Entuziazmi është shumë i lartë. Fryma është magjepsëse. Gatishmëria për të sakrifikuar dhe qëndruar fort është e lartë. Këto cilësi i kam vënë re vetë gjatë këtyre protestave”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se pengesa më e madhe për ecurinë e protestës mund të jetë përçarja mes pjesëmarrësve.

“I vetmi problem është rreziku për përçarje. Përçarja është mjeti kryesor i forcave konservatore për ta shkatërruar një lëvizje progresive si kjo. Është lëvizje e padhunshme, që lufton përmes fjalës. Për herë të parë Edi Rama duket i mundur edhe kur është fjala për të përdorur batutën ose fjalën. Këtë mund ta bënte, siç po e bën, vetëm rinia. Ata që janë në shesh janë të rinj të shkolluar, të ditur, të mirëinformuar. Por përçarja e tyre sërish mbetet rrezik”, ka theksuar Bytyçi.

Ai shtoi se përmes përçarjes dhe etiketimeve ekstreme ndaj aktivistëve, mund të ketë përpjekje për të dëmtuar protestën.

“Kam dëgjuar shpesh që t’u thuhet aktivistëve sikur ata janë spiunë, provokatorë etj. Është e natyrshme të ketë të tillë. Në një vend ku mafia qarkullon miliarda dollarë në muaj, natyrshëm që paguhen edhe spiunë, edhe provokatorë. Por spiunët kanë lindur që kur ka lindur njerëzimi dhe asnjë shoqëri në botë nuk ka mundur t’i eliminojë ata. Përkundrazi, shoqëritë i kanë pranuar dhe kanë bashkëjetuar me spiunët. Vetë fryma e protestës i bën ata të heshtin e të mos guxojnë të sabotojnë”, ka deklaruar ai.

Duke iu referuar Kosovës së viteve ’90, Bytyçi tha se ndikimet negative mund të neutralizohen më së miri përmes frymës qytetare dhe lidershipit.

“Kosova gjatë viteve të homogjenitetit rugovian në vitet 1990 i kishte aty spiunët. Por ata dolën në sipërfaqe vetëm atëherë kur ua çelën derën spiunët në pushtet. Që do të thotë se fryma e lidershipit dhe e qytetarëve i bën edhe spiunët të heshtin dhe të fshihen. S’ka rrugë tjetër për t’i neutralizuar ata. Ata janë aty, do ose nuk do dikush. Por atyre u duhet imponuar fryma e protestës dhe për këtë duhet një lidership për këtë protestë. Mora vetëm një element. Por ka edhe elementë të tjerë. Lufta për lidership. Kjo luftë është rrezik tjetër për këtë protestë”, ka rikujtuar ai.

Në përfundim, ai u shpreh optimist për rezultatin e kësaj lëvizjeje, me kusht që të shmangen ndarjet dhe rivalitetet e brendshme.

“Nëse kalohen këto dy pengesa të momentit, protesta në Shqipëri do të jetë shumë e suksesshme dhe do ta parandalojë rënien e lirë të Shqipërisë në duart e mafies. Projektet që kundërshtohen janë projekte të mafies ndërkombëtare. Ato mund të sjellin të ardhura, por jo për qytetarët e Shqipërisë. Ato mund ta zbukurojnë Vlorën, por edhe mund ta rrezikojnë Shqipërinë, sepse në një projekt ku ka spitale e shkolla, do të thotë se do të krijohet vendbanim dhe ato apartamente i blejnë vetëm ata që kanë paratë e veprimtarisë mafioze”, ka thënë ai.

“Pavarësisht kësaj, duket se njerëzit besojnë se kësaj radhe do t’ia dalin për ta rrëzuar pushtetin kriminal e mafioz në Shqipëri”, ka përfunduar Bytyçi.


Shtuar 19.06.2026 16:55

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet