Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se është paraqitur kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrjeje publike në Manastir, nën dyshimin për veprën penale “shkelja e të drejtës së marrëdhënies së punës”.
Sipas njoftimit, SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër M.G. (56) nga Manastiri, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer këtë vepër penale.
Të lidhura
None found
Si drejtor i Ndërmarrjes Publike “Strezhevë” në Manastir, i denoncuari dyshohet se në periudhën nga shkurti 2023 deri më 29.06.2023, në tri raste, ia ka ndryshuar vendin e punës një personi në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Nëpunësit Administrativë, Ligjit të Punës dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, thuhet në njoftimin e MPB-së.
