Bekim Sali: BDI po bllokon ndryshimet e domosdoshme dhe shpresën e fundit e kërkon te Gjykata Kushtetuese

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka hedhur akuza ndaj BDI-së në opozitë, duke thënë se kjo parti po pengon procesin e reformave.

Sipas tij, pasi nuk arriti t’i ndalë këto procese përmes argumenteve politike, BDI tani po mbështetet te Gjykata Kushtetuese.

Të lidhura

None found

“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese. Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes. Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha”, ka shkruar Sali në reagimin e tij.

Ai ka theksuar më tej se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të shkëputura nga logjika partiake.

Në reagimin e tij, Sali vlerëson se “Çdo tentativë për ta përdorur sistemin institucional si mjet për beteja politike paraqet rrezik për shtetin multietnik, për besimin e qytetarëve dhe për perspektivën demokratike të vendit”.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş