Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensit të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Të lidhura
None found
Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme, por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.


