Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen Lugina në Shijak, pas një konflikti të dyshuar për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Bjondi Guri, i cili është qëlluar në këmbë.
Të lidhura
None found
Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është identifikuar si Elton Beqiri.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
