I akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës jep masën “detyrim paraqitje” për kreun e IMT-së

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Gjithashtu gjykata gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani.

Kujtojmë se Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato,  u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklaruan publikisht se po u merrej prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.


Shtuar 15.07.2021 17:58

Tags: ,