Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq, kishte përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive edhe pse ishte në kërkim.
Burime të sigurta pranë familjarëve të Braçellarit, bëjnë me dije se ai ka përfituar fonde për ngritjen e stallave të bagëtive.
Të lidhura
None found
Nuk dihet nëse ai i ka përfituar fondet në emër të tij apo të nënës, por ajo çka sigurojnë burimet është se 43-vjeçari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori.
Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.
Operacioni për ta arrestuar u krye një ditë më parë në një zonë malore të Maliqit, pasi fshihej në një stan. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë efektivi i Forcave Shqiponja Enea Meçollari, ndërsa u plagos Edison Adri. I plagosur mbeti gjithashtu edhe vetë autori.
