“Të gjitha veprat e Ramës kanë korrupsion nga pas”, Salianji: Spitalet s’kanë ilaçe për të sëmurët me kancer, qeveria financon terapitë hormonale

Ish-deputeti Ervin Salianji mblodhi sot (29 maj) në një takim mbështetësit e lëvizjes së tij reformuese në qendër të Tiranës, duke kërkuar edhe një herë reformimin e PD-së dhe largimin e qeverisë.

Ai i krahasoi liderët e dy forcave të mëdha politike duke konkluduar se njëri vjedh opozitën dhe tjetri vjedh Shqipërinë. Salianji tha se qëllimi dhe misioni i tyre është që PD të rikthehet edhe një herë në pushtet dhe të mbyllet cikli i Ramës.

Të lidhura

None found

“Nuk kemi privilegje e benefit nga PD, por kemi zemër, kemi dinjitet. Ju përshëndes nga zemra që u bashkuat sot në këtë takim të madh, kaq të bukur, energjik për nevojën e ndryshimit. Mirënjohje që keni mbështetur lëvizjen prej 6 muajsh. Qëllimi është kthimi i PD-së në krye të qeverisjes dhe ta mbyllim një herë e mirë ciklin e Edi Ramës. Vetëm kështu mund të rritemi e të shkojmë përtej vetes”, u shpreh ai në nisje të fjalës së tij.

Salianji akuzoi qeverinë socialiste dhe kryeministrin se kanë shkatërruar Shqipërinë, duke e përgjysmuar popullsinë, duke boshatisur shkollat dhe duke vjedhur fondet.

Madje vuri në dukje edhe mungesën e ilaçeve për të sëmurët me kancer, ndërsa financohen terapitë hormonale për transgjinorët.

“Pas më shumë se një dekade në pushtet qeverisja e Ramës ka një shtet të shkatërruar, korrupsion të sofistikuar, ky është bilanci i qeverisë së Ramës. Shqipëria nuk po humbet para e të ardhura, por po humbet njerëz dhe të ardhmen. Një tragjedi që po ndodh para syve tanë dhe na bën edhe ne përgjegjës si PD. Vetëm në një dekadë numri i nxënësve që nisin shkollën është përgjysmuar. Kemi 40% më pak maturantë. Lindshmëria ka rënë, qytetet po përgjysmohen, mosha mesatare e popullsisë po rritet me ritme të frikshme. Spitalet nuk kanë ilaçe për të sëmurët me kancer por kanë para e subvencione për të bërë terapi hormonale për njerëz që nuk e dihet çfarë qëndrimi kanë”, tha ai.

Ish-deputeti vijoi duke nënvizuar skandalet e korrupsionit të qeverisë dhe dobësinë e PD-së për t’u përballur me këtë pushtet të përfshirë nga skandalet. Sepse sipas tij, Rama vjedh Shqipërinë dhe Berisha vjedh PD-në dhe opozitën.

“Rama nuk ka asnjë vepër pa pasur një skandal pas. Të gjitha veprat infrastrukturore publike të Ramës kanë nga pas korrupsion dhe pasurim të njerëzve afër tij. Rama i vjedh zgjedhjet, por ne pa krijuar epërsi morale ne nuk mund ta ndalojmë dhe të fitojmë. Nëse nuk e ndalojmë dot të grabisë zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në PD të jenë kaq përtacë, njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Berisha është autokrati i opozitës”, tha Salianji.

Salianji tha më tej se PD duhet të ndryshojë, të reformohet dhe të vendosë rregulla të reja për të afruar intelektualë, të rinj, personalitete, diaspora dhe gratë. Ai shtoi se PD nuk mund të ishte pronë e një individi.


Shtuar 29.05.2026 19:53

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibommadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetmatbetMarsbahis GüncelJojobetCasibomkavbetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişbetsmoveCasibom Girişdeneme bonusu