Një aksident i rëndë automobilisitik ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku një automjet tip “Tiguan” me targa të Kosovës mësohet se është përplasur me një kamionçinë të vogël.
Paraprakisht raportohet se nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve udhëtonin në automjetin “Tiguan”.
Të lidhura
None found
Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionçinës.
Sakaq thuhet se autoritet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet të dalin detaje të reja në vijm.
