Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Erion Veliaj. Procesi nisi pasi çështja u nda, për shkak se disa nga të pandehurit kërkuan dhe iu pranua gjykimi i shkurtuar.
Seanca po monitorohet nga Erida Skëndaj, përfaqësuese e Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH).
Të lidhura
None found
Kujtojmë që ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese vendosi që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Erion Veliaj.
Gjykata e Lartë, duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.
Më 25 shtator 2025, Erion Veliaj, arriti të fitonte në Gjykatën Kushtetuese betejën për shkarkimin e tij, pas një procedure të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.
Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet. Veliaj i ka mohuar akuzat.
