Në kërkim ndërkombëtar për laboratorin e kokainës në Frakull, arrestohet në Spanjë Kevin Margjoni

Është arrestuar në Spanjë, Kevin Margjoni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO kishte caktuar masën “Arrest në burg” për trafik droge.

49-vjeçari Margjoni, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK e akuzon si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, informon gazetarja Xhensila Kodra.

Të lidhura

None found

Laboratori i kokainës në Frakull, ishte një nga goditjet e SPAK në muajin mars të këtij viti sa i përket trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë.

Margjoni ishte një prej dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar 3 persona të tjerë.

Tashmë pritet bashkëpunimi me autoritetet spanjolle dhe Interpol për ekstradimin e Margjonit drejt Shqipërisë.

Njoftimi:

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.


Shtuar më 26.05.2026 10:38

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş