EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK, akuzohen për trafik droge e mashtrim kompjuterik

Interpol Tirana njoftoi sot se ka lokalizuar dhe arrestuar 5 shqiptarë të cilët fshiheshin nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacioni i koduar “Thë Wanted” çoi në arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin.

Të lidhura

None found

Policia e Shtetit bëri me dije se të pestë po fshiheshin prek kohësh në Dubai dhe tani kanë nisur procedurat për ekstradim.

Dy prej tyre janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi drejtues të një grupi kriminal të drogës në Sarandë që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë e më gjerë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga SPAK prej disa muajsh.

Kristo Qirici mbante tre identitete. Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023.

Në atë kohë hetuesit dyshonin se vrasja e Papës lidhej me konfliktet mes grupeve rivale për trafikimin e lëndëve narkotike dhe ekzekutimin e Aleksandër Sadikaj, me një sasi tritoli që iu vendos në automjet katër vite më parë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik”, njoftoi policia.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”, tha policia.

Kush janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi, sekuestrimi i 90 pasurive të grupit kriminal nga SPAK

Kisto Qirici (foto sipër) akuzohet si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës që transportonte drogë drejt Greqisë dhe më gjerë. Edhe Eldjan Allushi akuzohet si pjesë e të njëjtit grup, në të njëjtën dosje.

90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër vitin e kaluar.

Sekuestrihet u bënë në muajin mars të këtij viti. Prokuroria e Posaçme njoftoi se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj, si dhe Shkelzen Kraja.

Dy të parë dyshohen se krerë grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuajsse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të.

Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj

Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare.

Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.

Pjesë e këtij grupi rezultuan edhe efektivë të policisë së shtetit, roli I të cilëve u zbulua pas komunikimevë në aplikacionin e koduar Sky ecc ata bashkëpunonin me anëtarët e grupeve kriminale.

Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, disa apartamente, garazhe, hotele, njësi tregtare, si dhe sipërfaqe toke pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në jug të Shqipërisë në zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.

Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.

Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive”.


Shtuar 25.05.2026 16:50

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibom girişzbahis girişJojobetCasibom Girişmeritkinggalabetcasibomcasibomholiganbet girişlunabetholiganbet girişMarsbahis GüncelHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş