Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozita dhe qeveria janë në një marrëveshje të heshtur mbijetese. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se “Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha partinë”, ndërsa thekson se “humbësi i vetëm mbeten qytetarët”.

Sipas Salianjit, kur opozita bashkon votat me qeverinë në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të lidhura

None found

“Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim”, shkruan Salianji.

Postimi i Ervin Salianjit:

Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.

Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.

Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.

Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:

çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?


Shtuar 22.05.2026 11:32

meritkingjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişbetcio girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/