Gazetarja Klodiana Lala: Akuzat ndaj Ballukut mund të ashpërsohen, pas Agron Tares, për këtë çështje ka dy fletë-thirrje në SPAK edhe ndaj Igli Tares

Këtë të mërkurë, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “News24” se, akuzat ndaj ish-zv/kryeministres së pandehur për abuzim me detyrën Belinda Balluku, mund të ashpërsohen më tej nga SPAK-u.

Ndërsa lidhi edhe zhvillimet e fundit mbi procesin hetimor, ku u mor dje në pyetje edhe Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, në lidhje me këtë dosje, ajo tha se kishin lidhje me kontrollet e ushtruara dhe se gjithashtu pritet një thirrje edhe ndaj drejtorit sportiv të Milanit.

Të lidhura

None found

“Për zonjën Balluku kemi pasur një pyetje të Agron Tares, që ka dhënë dëshmi në SPAK për pasurinë e Balluku dhe kontrollet e kryera. Kjo në kuadër të hetimit penal por edhe verifikimit të pasurisë që po i bëhet zonjës Balluku. Po ashtu janë bërë dy fletë-thirrje dhe për ish-futbollistin Igli Tare”, tha ajo.

Dhe më tej ajo shpjegoi procesin në këtë fazë për ish-futbollistin Tare:

“Deri tani nuk i është përgjigjur interesit të Prokurorisë. Thirrja e parë u kthye mbrapsht sepse nuk u gjet adresa e tij, kurse te fletë-thirrja e dytë ende nuk ka një përgjigje të tij. Prokurorët e cilësojnë si tejet thelbësore dëshminë e zotit Tare në lidhje me këtë proces, në kuadër të hetimeve për pasurinë dhe lidhjet financiare të tij me zonjën Balluku”.

Dhe referuar këtyre zhvillimeve të reja, shpjegoi se për celularët e sekuestruar pritet një vendim i gjykatës dhe kërkohet kohë për shkak se vijon ekspertimi.

Por ajo theksoi se akuzat mund të rëndohen në vijim mbi bazën e provave të reja që do gjenden.

“Sa i përket celularëve që u sekuestruan në kontrollet e fundit nga SPAK për çështjen Balluku, pritet vendimi i gjykatës. Por kjo çështje kërkon shumë kohë. Mendoj se ndaj zonjës Balluku dhe të personave të tjerë, mund të ketë ashpërsim të akuzave penale”, shtoi Lala.

Lala shpjegoi se:

“Bëhet fjalë për një sërë tenderash të rrugëve, duhet pritur nëse do lejohet ekspertimi i mëtejshëm i tyre. Nga mënyra si po zhvillohen hetimet priten ashpërsime të akuzave por vendimet i marrin prokurorët”.


Shtuar 20.05.2026 15:52

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler