E ardhmja e Masimiliano Alegrit te Milani është në dyshim. Fillimisht duhet ruajtur zona Champions në javën e fundit të Seria A, teksa mjafton fitorja ndaj Kaljarit për të mos u shqetësuar nga sfidat e tjera.
Igli Tare si drejtor sportiv e riktheu me bujë Alegrin, pikërisht një vit më parë pasi ishte mbyllur sezoni i dështuar. Detajet e kontratës së Alegrit janë zbuluar, ndërsa mund të thuhet se do të ishte një çmenduri që klubi italian t’i hapte rrugë për largimin.
Të lidhura
None found
Alegri përfiton 5 milionë euro, teksa në rast se Milani kualifikohet në Champions atëherë do të marrë 6 milionë euro në dy sezonet e ardhshme.
Kjo është pikërisht kontrata, me të cilën nuk mund të sigurosh dike tjetër si Alegri pa ndikuar te financat e klubit.
Alegri po ashtu nuk pritet të japë dorëheqjen, megjithatë i duhen plotësuar disa kërkesa. Fillimisht Zlatan Ibrahimoviç nuk duhet të ndërhyjë aspak në merkato.
Alegri kërkon të paktën katër transferime, ku shfaqen lojtarë me eksperiencë. Dy prej tyre janë Leon Goretzka dhe Dushan Vlahoviç, që po dalin në treg si lojtarë të lirë.
