Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Apeli konfirmoi vendimin e mëparshëm që dënon Kokën me 10 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën çështje, Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimet për ish-deputetin Alqi Bllako dhe personat e tjerë të përfshirë në dosjen e inceneratorit të Elbasanit: Pellumb Abeshi, Bardhyl Cabiri, Serafin Papa, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
