Përfundon faza e përgatitjeve, të shtunën demokratët do zgjedhin me referendum kryetarin e tyre

Pasi asnjë kandidat nuk u lejua të garojë me Sali Berishën për lidershipin e Partisë Demokratike, selia blu ka njoftuar se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë të shtunën e 23 majit.

Deklarata u bë nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, i cili tha se procesi do të zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Të lidhura

None found

Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, njoftoj se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 Maj, ku demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar 1 votë”, deklaroi Kaso.

Sipas tij, në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendra votimi, të cilat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa në degët më të mëdha do të ketë më shumë se një qendër votimi.

Deklarata e sekretarit të çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso

Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, njoftoj se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 Maj, ku demokratët me referendum do zgjedhin kryetarin e tyre, sipas parimit 1 anëtar 1 votë.

Në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08.00 deri në orën 18.00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte. Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se 1 qendër votimi.

Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë.

Partia Demokratike është krenare sepse, që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, deri më 23 maj, ka zhvilluar 7 procese zgjedhore të hapura, të drejtpërdrejta dhe demokratike.

Krejt e kundërta me parimin ‘një anëtar një votë’, ndodh në ‘partinë bunker’, ku prej më shumë se një dekade nuk bëhen zgjedhje dhe çdo emërim bëhet sipas parimit autokratik ‘një kryetar, një votë’.

Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokratëve të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e së shtunës.


Shtuar 18.05.2026 15:11

jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet