Këtë të hënë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”.
Të lidhura
None found
Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje artistëve, sportistëve dhe figurave të tjera publike që t’i bashkohen tubimit.
Protesta e sotme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyre nga ana e ministrit të Drejtësisë.
Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.
