Studentët shqiptarë në Shkup, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026. Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit.
Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në Gjuhën Shqipe.
Të lidhura
None found
Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.
“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.
Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.
