Mëngjesin e kësaj të diele, një aksion blic është zhvilluar në burgun e sigurisë së ulët në Lushnje, konkretisht në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale “Kosovë e Madhe”.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet po ushtrohen në blloqet e sigurisë dhe në qelitë e të dënuarve, me fokus evidentimin e sendeve të paligjshme.
Të lidhura
None found
Operacioni vijon ende, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.
Pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të aksionit.
