Përmes një postimi të publikuar në platformën Truth Social, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka rikthyer tensionet me Iranin ku ka shpërndarë një imazh të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale me mesazhin: “Qetësia para stuhisë”.
Në foton e publikuar, Trump shfaqet me kapelen e tij të njohur “MAGA”, ndërsa drejton gishtin drejt kamerës.
Të lidhura
None found
Ai është i rrethuar nga anije luftarake në ujëra të trazuar, ndërsa në disa prej tyre valëviten flamuj iranianë. Në sfond duken re të dendura gri, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe kërcënuese.
Sipas New York Times, pritet një rifillim i bombardimeve të Teheranit në ditët në vijim.
