“I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat”/ Karçanaj flet për raportin me Agasin: Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale

Ish-drejtoresha e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Ergys Agasi dhe hetimet që lidhen me çështjen e AKSHI-t. E ftuar në emisionin në “Top Story”, Karçanaj deklaroi se kontaktet institucionale nuk mund të interpretohen automatikisht si përgjegjësi penale.

Ish-drejtoresha e ASKSHI-t u shpreh, se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse Agasi ka apo jo përgjegjësi penale, duke theksuar se kjo është detyrë e akuzës dhe e procesit hetimor. Lidhur me rolin e saj në institucion, Karçanaj theksoi, se drejtimi i AKSHI-t ka qenë i orientuar drejt zbatimit të ligjit dhe respektimit të procedurave.

“Në funksione publike është e domosdoshme të kesh kontakte, sepse në të kundërt nuk bëhet puna. Por kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale. Mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë. I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat dhe dokumentat dhe më pas të dalë në përfundime.

Ajo që mund të them për veten është se mënyra si e kam drejtuar institucionin ka qenë qartësisht e orientuar që të zbatohet ligji, të mos shkelet asnjë procedurë dhe gjithçka të jetë konform ligjit. Sa i takon prokurimeve, kam zgjedhur të mos merrem me të përditshmen. Madje kam deleguar rolin e titullarit të prokurimeve. Nuk i kam ndjekur prokurimet”, deklaroi ajo.


Shtuar 14.05.2026 21:56

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobet