Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona, ku njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të lidhura
None found
