Ndizet konflikti, Trump: Do të mjaftonin dy javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

Presidenti Trump Shtetet e Bashkuara kanë nevojë vetëm për dy javë të tjera për të goditur të gjitha objektivat e tyre në Iran.

Në një intervistë, i pyetur nga gazetarja e pavarur Cheryl Atkinson, presidenti amerikan theksoi gjithashtu se iranianët janë mundur ushtarakisht dhe shfrytëzoi rastin për të tallur përsëri aleatët e tij të NATO-s, duke e përshkruar aleancën si një “tigër letre”.

Të lidhura

None found

Publikimi i kësaj interviste u bë ndërsa Irani njoftoi sot se i ishte përgjigjur propozimit të fundit amerikan, i cili synon t’i japë fund konfliktit që shpërtheu më 28 shkurt midis Iranit dhe SHBA-së. Trump pretendoi se SHBA-të kanë goditur rreth 70% të objektivave të planifikuara, ndërsa disa të tjerë mbeten ende të mundshëm për sulm


Shtuar 10.05.2026 20:55