Berisha del nga selia blu, nis marshimi drejtë Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë blu, i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të PD-së, për t’iu bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Berisha është shoqëruar nga qindra mbështetës demokratë, të cilët ishin mbledhur më herët në selinë e PD-së dhe më pas janë nisur drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës. Siç shihet edhe në pamjet, pjesëmarrja deri në këto momente është e lartë nga mbështetës të opozitës, pavarsisht motit me shi.


Shtuar 8.05.2026 19:50

Tags: ,