Përplasje pranë Ministrisë së Brendshme, policia nuk lejon marshimin! Hidhet ujë, gaz lotjsjellës dhe molotovë

Kanë nisur përplasjet në protestën e sotme të opozitës. Pas largimit nga kryeministria protestuesit u drejtuan për te ministria e Brendshme për të vijuar marshimin.

Mirëpo para se të shkonin atje, policia bëri gardh dhe nuk lejoi më tej marshimin.

Sakaq, u lëshua menjëherë ndaj protestuesve, ujë dhe gaz lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Protestuesit filluan të shpërndahen për te ura e Lanës pranë Hotel Dajtit.


Shtuar 8.05.2026 20:51

Tags: ,