“E lajthitur e kohës të komunizmit!” Klodi i Ferma Vip e “lëshon gojën” ndaj Mozës: Më vjen keq që publiku është i tërhequr prej saj, është pjesë e një brezi shumë agresiv

Klodi i Ferma Vip, duket se ende nuk i ka lënë pas mendimet dhe përplasjet me Mozën. Ai së fundi e ka konsideruar atë si një “e lajthitur e kohës së komunizmit”, duke nxitur shumë reagim në rrjet.

Në emisionin televiziv “Living Day’ në Vizion Plus, ai është drejtuar me fjalë të ashpra kundrejt Mozës por edhe brezit të saj.

Të lidhura

None found

“Nuk kam parë ndonjëherë një raport kaq banal në jetën time edhe më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tromaksur dhe i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit. E cila merr gjithmonë banalitet nga banaliteti i banales, dhe këtë banalitet na e servir si një gjë televizive live”, është shprehur ai ndër të tjera.

Duke shtuar më tej: “por kur ishin 20 vjeç ato kishin kushte “terrible”, spiunonin njëri-tjetrin, fusnin në burg njëri-tjetrin, dashuroheshin prapa ferrave dhe kjo kaq ishte nuk është se kishin ndonjë gjë më të madhe”

Klod Dedja: Nuk kam parë ndonjëherë një raport kaq banal në jetën time edhe më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tromaksur dhe i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit. E cila merr gjithmonë banalitet nga banaliteti i banales, dhe këtë banalitet na e servir si një gjë televizive live. Dhe për mua, unë e kam manifest këtë, jam kundra kësaj gjëje këtu, sigurisht që loja është shumë e pranueshme pra çdo gjë ishte perfekt, por cilësia dhe niveli është për t’u diskutuar gjithmonë. Ne do servirim çfarë, banalitet, apo? Kush është banalja këtu tani?

Kjo është edhe një brez shumë agresiv , është gjithë brezi i tyre unë e njoh shumë mirë brezin e tyre, me gjithë respektin se unë kam edhe njerëzit e mi aty, po ka një lloj agresiviteti sepse ata ishin brezi i fundit, ato nuk është se jetuan shumë në komunizëm, por kur ishin 20 vjeç ato kishin kushte “terrible”, spiunonin njëri-tjetrin, fusnin në burg njëri-tjetrin, dashuroheshin prapa ferrave dhe kjo kaq ishte nuk është se kishin ndonjë gjë më të madhe.


Shtuar 5.05.2026 21:07