Ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, duhet të japë dorëheqjen për fyerjet që ka bërë ndaj shqiptarëve dhe për mashtrim publik, lidhur me raportin IBAR.
Kryedemokrati tha se ministri i Jashtëm ka mashtruar publikisht, lidhur me ecurinë e procesit të integrimit.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, lideri demokrat tha se përfaqësuesi i qeverisë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka “dezinformuar opinionin publik” dhe ka paraqitur, pasi sipas tij, një realitet të shtrembëruar mbi ecurinë e procesit të integrimit.
Berisha tha ndër të tjera, se opozita do të marrë pjesë në reformën zgjedhore dhe atë territoriale, pavarësisht kritikave ndaj qeverisë.
“Edhe njëherë dua të sqaroj, se ka edhe këtu ka njerëz që nga keqkuptimi, anëtarë tanë, militantë tanë, mbështetës tanë, thonë pse po merrni pjesë në reformat. Pse uleni me ta? Jo, ne do marrim pjesë në reformën zgjedhore sepse ne nuk mund të marrim kurrë përsipër përgjegjësinë e bojkotit të reformës dhe dorës së lirë të Edi Ramës. Edi Rama do bëjë, por ne të paktën do të jemi. Ja që kjo është një kërkesë e drejtë. Ne jemi aty dhe do bëjmë çmos të japim kontributin maksimal. Po kështu shprehet për reformën territoriale. Edhe aty ne jemi pjesë, do marrim pjesë, do japim kontributin tonë. Tjetër, kërkon që reforma të jetë me konsensus dhe të adresojë të gjitha problemet e cituara më sipër për të mos u ndalur më shumë.
Ndalet gjerësisht në disa paragrafë në keqfunksionimin e parlamentit. Natyrisht duke konstatuar problematikat e mëdha, kërkon pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës dhe jo përjashtimin e saj siç ndodh tani. Parlamenti duhet të jetë qendra e debatit për integrimin evropian, gjer sot nuk ka zhvilluar një debat. Edhe njëherë, Edi Rama e ka konceptuar procesin si një proces të mbyllur, ndërkohë që procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë procesi më i hapur, më transparent. Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in. U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë. Këtu nuk ka.
Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in. Kjo është e vërteta. Shkoi me një gjuhë të korruptuar, të turpshme. Çfarë ka ndodhur që ta dini ju? U paraqitën dy raporte, në një kohë kur Shqipëria quhej avangardë. Jo, thanë shtetet anëtare, ky raport është i papërshtatshëm. Dhe e vërteta është që në fillim ishin 3-4 shtete, më vonë u bënë 13 shtete. Pse? Se erdhën duke shtuar. Po të votohej, kalonte, por IBAR, një raport i ndërmjetëm për themeloret, nuk kaloi. Dhe mund t’u them se nga 2 marsi, gjer sot, dhe me 8 do rishqyrtohet përsëri, por këta i fshehin gjërat, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Hartuesit e raportit kanë përmbysur raportin, janë detyruar të paraqesin raport të ri, por këto i fsheh ministri se ka për mision korruptimin e fjalës, mashtrimin e qytetarëve.
Po, presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të shtruara nga vendet që nuk pranonin raportin e parë. Dhe në raportin e dytë, që e fsheh qeveria, u shtuan për Shqipërinë një seri kërkesash. Dhe ajo që është më e papranueshme është se del në komision dhe nuk shpjegon këto. Ishte për t’u mbledhur konferenca ndërqeveritare në Luksemburg me datën 18 prill. Nuk u mblodh sepse edhe raportin e ndryshuar, përsëri vende anëtare kërkuan kohën për të bërë sugjerimet e tyre. I kanë dëgjuar qytetarët shqiptarë këto? Jo. Kanë bërë mediat? Jo. Jo se gazetarët nuk duan investigimin, por patronët e tyre të pamëshirë në shërbim të qeverisë nuk i lejojnë.
Ndaj dhe për procesin më të rëndësishëm të vendit, që ka mbështetjen më të madhe nga shqiptarët, mbahet për turpin e qeverisë dhe lobistëve të saj, qëndrimi më i mbyllur, më jotransparent. Përveç kësaj, ministri i jashtëm duhet të japë dorëheqjen, arrogant dhe i pacipë. Nuk kërkoi të falur për fjalën e tij dhe ky është rast unik. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të ketë më shumë në dorë. Po në qoftë se ti bëre një fyerje në grupin e Whatsappit ku janë të gjithë ambasadorët, ti u kërkon ndjesë publikisht shqiptarëve të Maqedonisë dhe çdo shqiptari, ke fyer çdo shqiptar me atë fjalë. Dhe rri e bën sofizma, nuk ka moral të kërkojë ndjesë se e bëri këtë për të mbrojtur kreun e organizatës kriminale, padronin e tij Edi Rama. Përsëri opozita qëndron, qëndron fort”, u shpreh Berisha.
