Strazimiri “përplaset” me Manjën për identifikimin elektronik: Çfarë kriteri përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg

Deputeti Gent Strazimiri, nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSGHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik.

Shqyrtimi i projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shoqërua me përplasje mes deputetit Gent Strazimiri dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Strazimiri nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik.

Gjithashtu, Strazimiri theksoi se AKSHI nuk po përmbush asnjë kriter, pasi të gjithë njerëzit i ka në burg dhe sipas tij, edhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë.

Strazimiri: Duhet të shqetësohemi sidomos kur marrim nga qeveria përgjigjen që i vetëm institucion që mund të krijojë identitetin digjital qenka AKSHI, që është struktura shtetërore e zhytur në skandale të të gjithë llojeve, ku gjysmën e njerëzve i ka në kërkim, gjysmat në burg, gjysmat po bëhen gati të shkojnë në burg. E rëndësishme është që komisioni të thellohet. Nëse do të shkojmë te Kaçanai që jetoka me qera por as vetë nuk di se ku i ka vilat, u ngatërroka, e rëndësishme është që t’i japim kohë vetes e të shohim si implementohet. Kur të dhënat tona elektronike prej 10 vitesh i kanë në dorë patronazhistët, ose i marrin sa herë të kenë qejf iranianë t e i nxjerrin, në fund na del që i paskan shitur vetë ata të AKSHI-t që janë në burg ose në kërkim nga kjo drejtësia e re, duhet të ndalemi të mendohemi e të bëjmë disa seanca dëgjimore. Ose ta çojmë në gropë, aty ku ka rënë AKSHI, këtë praktikë pa lindur mirë akoma. Kur themi që i vetmi institucion që përmbush kriteret për të implementur këtë ligj qenka AKSHI, ti i pari duhet të thuash a të çohemi ta mbyllim e t’i vëmë drynin këtij institucioni, sepse e dimë ku do ta çojë, AKSHI i ka në burg njerëzit.

Manja: Institucioni është institucion dhe individi është diçka tjetër. E dëgjova sugjerimin tuaj, por edhe nëse do të ftojmë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ti sërish nuk e ndërron mendimin

Strazimiri: Bëni të paktën sikur shqetësohesh.

Manja: Nuk bëjmë dot. Ne do ta miratojmë projektligjin sepse na keni kërkuar disa herë të bëni sikur jeni pro ligjeve të integrimi. Ky është një nga këto ligje. Në Konferencë Kryetarësh, në seancë plenare para dy javësh na keni thënë t’u themi kush janë ligjet e paketës së integrimit që të mbani qëndron pro tyre.

Strazimiri: Çfarë kriter përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg, dhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë atje?

 


Shtuar 5.05.2026 12:55