Jasmina pajtohet me Andin? Konkurrentja flet një herë e mirë (VIDEO)

Andi dhe Jasmina dolën çift nga “Përputhen”, mirëpo më vonë marrëdhënia e tyre u kris dhe siç ndodh zakonisht në ditën e sotme, përfundoi në “bllok”.

Jasmina ka deklaruar se ka nisur një lidhje të re, por ka ende ndjekës që bëhen kurioz rreth raportit të saj me ish-konkurrentin. Gjatë një bisede virtuale në Instagram, dikush e ka pyetur “A ke kontakt me Andin apo nuk keni folur më kur u larguat nga “Përputhen”?”.

“Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur Jasmina.

Kujtojmë se gjatë ditëlindjes së Fationit, Andi ishte larguar për në Vlorë, ku ndodhej Diona Fona.


Shtuar 14.07.2021 11:26