Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Brojës i del emri te dy klubet e Serisë A

Armando Broja ka qenë i përfolur më parë për t’ju bashkuar një nga klubeve të Serisë A dhe kjo teori po përforcohet edhe më shumë pas këtij sezoni me Bërnlin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë 23 paraqitje këtë edicion në Premier Ligës duke realizuar vetëm një gol. Ai gol erdhi më shumë se katër muaj më parë, në një barazim 1-1 kundër Bërnmuthit më 20 dhjetor.

Të lidhura

None found

Broja do të jetë një emër për t’u ndjekur në merkaton e verës veçanërisht pasi ai mund të transferohet në huazim. Përpara transferimit të tij te Bërnli, Parma dhe Udineze kishin treguar interes dhe emri i tij mbetet në tryezë edhe sot. Ai do të jetë përsëri ndër kryesorët në listë, veçanërisht nëse Mateo Pelegrino dhe Keinan Davis do të largoheshin pas disa muajsh.


Shtuar 1.05.2026 10:16