Monika Kryemadhi, teksa po fliste për gjyqin në Gjykatën e Posaçme me Ilir Metën tha se gjatë kësaj periudhe është paragjykuar, por nuk ka zgjedhur të viktimizohet. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se beteja e saj është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Kryemadhi tha më tej, se do ta vazhdoj jetën njësoj, për fëmijët dhe veten e saj, por nuk pranon asnjë akuzë pasi sipas saj 10 % e dosjes janë akuza gazetash.
“Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë nuk kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë.
Të lidhura
Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti,” tha Kryemadhi.


