Monika Kryemadhi ka folur për paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta në seancën e fundit gjyqësore, ku ajo u shpreh se pavarësisht se pa gjumë dhe me mungesë të daljes në diell, ai u shfaq në formë fizike të mirë
“Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka”, tha ajo në News24, ndërsa shtoi se ai zhvillon takime me fëmijët dhe të motrën, një herë në javë.
Të lidhura
Duke folur për procesin, Kryemadhi theksoi se e konsideron atë një “proces politik”, të inicuar sipas saj nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Gjithashtu Kryemadhi u ndal edhe tek paraqitja e Metës brenda në “kafazit” prej xhami gjatë seancës, të cilën e krahasoi me një ligj që mbahej një terrorist në Francës i cili kishte vrarë qindra persona.
Monika Kryemadhi: Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper.
Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.
Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëherë në javë që çojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë.
Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë. Pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, qoftë për kafazin është punë e Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj që mediat afër qeverisë e kanë pasur edhe si presion.
Sa për Beqajn ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi qe ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë. Pra mendoj që çështjen e kafazit mbajnë një ligj të një terroristi në Francës që kishte vrarë 100 njerëz. Por duhet bërë edhe një analizë që ti që më akuzon dhe më fut në paraburgim, këta gjyqtarët do mbajnë një përgjegjësi, fut njerëzit në burg, shkatërroi jetën.

