Personat që shihni në foto janë, Florin dhe Renato Mhillaj, 2 prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim.
Të lidhura
Sipas Policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2016, viktima Kreshnik Mujeci bashkë me vëllezërit e tij ka vrarë babanë e Renato Mhillajt, Gegë Mëhillaj (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).
Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, atentati i djeshëm ka zgjatur pak më shumë se një minutë.
Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit. Dyshohet se kanë përdorur dy automjete në atentat, njëra prej të cilave e tipi “Audi A4”.
Sipas policisë, nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci.
Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.


