Mesditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë, ku ekzekutua me armë zjarri Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci.
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e një ditë më parë në Balldren të Lezhës, pasi sipas gazetarit Elidon Ndreka, raportohet se burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pistat e hetimit janë zgjeruar, ku përveç asaj të hakmarrjes po hetohet edhe mbi ndonjë konflikt të mundshëm, pasi Kreshnik Mujeci, ka qenë një person tejet konfliktual në zonë.
Të lidhura
“Nga hetimet raportohet se Kreshnik Mujeci, paraqitej si një person konfliktual. Edhe të afërm i kanë bërë thirrje policisë që të zgjerojnë pistën e hetimeve, pasi ajo e hasmërisë ka qenë një histori e mbyllur. Dyshohet se ka patur konflikte të herëpashershme. Kreshnik Mujeci, ka protestuar në Rrjoll të Velipojës”, raporton gazetari Ndreka.
Ndërkohë ka dyshime se autorët e sulmit kanë qenë dy, ndërsa kanë sulmuar me breshëri automatiku çiftin, duke i lënë të vrarë në vend.

