Shtabi i përbashkët i forcave të armatosura të Irani ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me një përgjigje ushtarake, nëse bllokada detare vazhdon. Përmes një deklarate zyrtare ata thanë se janë të gatshëm të veprojnë nëse kjo vazhdon, ndërsa theksuan se po monitorojnë veprimet dhe lëvizjet e tyre.
“Nëse forcat ushtarake amerikane vazhdojnë bllokadën dhe vazhdojnë në akte grabitjeje dhe piraterie në zonë, ata duhet të dinë se janë të ekspozuar ndaj një përgjigjeje të forcave të armatosura të fuqishme iraniane. Ne jemi të gatshëm dhe të vendosur dhe po monitorojmë veprimet dhe lëvizjet e armiqve tanë”, tha selia e forcave të armatosura iraniane.
Të lidhura
None found
Mediat shkruajnë se në të njëjtën kohë në Islamabad, një burim pakistanez tha se ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghci ua ka dorëzuar pozicionet negociuese të Teheranit zyrtarëve pakistanezë. Gjithashti ai ka shprehu rezerva iraniane për kërkesat e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Pakistan.
