“83 mandate mbi supe”/ Rama në Asamblenë e PS në Dibër: Rruga e Arbrit ka rritur vlerën e tokës e investimet në Peshkopi

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër, ku ka vënë theksin te rezultatet zgjedhore dhe zhvillimi i zonës pas përfundimit të Rrugës së Arbrit.

Ai u shpreh se mazhoranca mban mbi supe 83 mandate, ndërsa tre mandatet e fituara në këtë qark, sipas tij, përfaqësojnë një rezultat të rëndësishëm për zonën.
Rama u ndal edhe te Rruga e Arbrit, duke e cilësuar atë si një projekt tashmë të përfunduar, që po sjell ndikime në ekonomi dhe zhvillimin lokal. Sipas tij, në zonën e Peshkopisë është rritur vlera e pronave dhe interesi për ndërtim.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se Dibra po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë të lidhur ngushtë me kryeqytetin dhe e cilësoi si një “zonë të gjelbër” pranë Tiranës.

Në fund, Rama u shpreh se proceset e zhvillimit në vend po vijojnë dhe se objektivi i qeverisë mbetet afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian.


Shtuar 25.04.2026 14:55