Prej disa muajsh banorët e Baks-Rrjollit në Velipojnë vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik, duke pretenduar se pronat e trashëguara nga të parët e tyre janë zaptuar nga investitori. Një ndër qytetaret e prekura nga ky projekt, Luçiana Kokaj thekson se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre, duke mos u tërhequr nga presioni që po ushtrohet për muaj me radhë.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe qytetarë nga zona të tjera të vendit, të cilëve po ashtu iu janë zaptuar pronat, për t’iu hapur udhë investimeve nga palë të treta.
Të lidhura
None found
Protesta u shoqërua edhe me incidente, kur disa banorë tentuan të futeshin në kantierin e ndërtimit, ku ka nisur puna për ngritjen e resortit, por u ndaluan nga policia.
Leja për ndërtimin e resortit turistik është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke futur në konflikt banorët me investitorin.
