RIKTHEHET PAS 20 VITESH / “Djalli vishet me prada 2” po pritet me kërshëri nga publiku

Më shumë se 20 vjet nga publikimi i filmit të parë “Djalli vishet me prada”, yjet e saj u ribashkuan në Londër për të festuar publikimin e vazhdimit të tij.

Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci i përsërisin rolet e tyre në film, me disa shtesa si Simone Ashley dhe Kenneth Branagh.

Të lidhura

None found

Meryl Streep riinterpreton rolin e saj si Miranda Priestly e cila mendohet se është frymëzuar nga Anna Wintour, ish-kryeredaktore e Vogue.

Ashtu si në filmin origjinal të vitit 2006, fokusi është te jeta e personazheve kryesorë plot ngjyra dhe mënyra se si ata përfshihen në botën e së modes.

Duke folur për BBC-në në tapetin e kuq, Hathaway tha se ishte shumë argëtuese të ishte përsëri pjesë e filmit pasi pati instinktin fillestar 20 vjet më parë për t’u bashkuar me projektin origjinal.

Anne Hathaway përqafoi Donatella Versace-n, e cila bën një paraqitje të shkurtër në filmin e ri.

Ndërkohë, Blunt tha se rikthimi në rolin e saj ikonik si Emily “ishte i lehtë – si një palë pantofla të vjetra e të rehatshme”.

Blunt, e cila tha se fëmijët të saj e pëlqyen filmin kur e panë këtë javë.

Sinkron Blunt: Kur filluam xhirimin e të dytit, nuk e di nëse e imagjinuam se do të kishte kaq shumë ethe sa kishte. Dhe ne me të vërtetë prisnim të xhironim vetëm vazhdimin dhe njerëzit mund të ishin të entuziazmuar. Por kur mijëra njerëz dolën në rrugë për të na parë teksa filmonim, unë thashë, ‘oh uau, kjo është çmenduri'”

Amelia Dimoldenberg tha se filmi origjinal ia ndryshoi jetën.

Sinkron: Filmi është arsyeja pse shkova dhe studiova gazetari mode, dhe gjithmonë kam dashur të punoj në revista për shkak të shikimit të këtij filmi, kështu që e gjeta shumë emocionale të isha atje në sheshxhirim në New York.

“Djalli vishet me prada 2” del në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 1 maj.


Shtuar 23.04.2026 17:11