Situata në Ngushtica e Hormuzit mbetet e tensionuar, ndërsa lëvizja e anijeve është kufizuar ndjeshëm.
Sipas CENTCOM, që nga nisja e bllokadës së lidhur me portet iraniane, forcat amerikane kanë urdhëruar 27 anije të kthehen drejt porteve të Iranit.
Të lidhura
None found
Të dhënat tregojnë se trafiku detar në këtë rrugë të rëndësishme ka rënë ndjeshëm.
Gjatë ditës së sotme, vetëm tre anije kanë arritur të kalojnë përmes ngushticës, një shifër shumë e ulët krahasuar me lëvizjen normale.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës në botë, ndaj çdo ndërprerje e saj ndikon menjëherë në tregjet globale dhe rrit pasigurinë në rajon.
