“Në Shqipëri nuk ka oligarkë”, Rama: Bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve

Kryeministri Edi Rama tha se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Rama u shpreh se potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm dhe se mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është e madhe.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka oligarkë, kjo duke argumentuar se oligarku është dikush që vendos, jo dikush që bën biznes dhe fiton.

Të lidhura

None found

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton. Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, agrobiznes. Do kenë të gjithë mbështetjen tonë. Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë.

Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim. Po të shikosh listën e çmimeve, dhe shikon investimin, ti mendon se ky njeriu nuk e kupton se çfarë i bën biznesit të vet me çmimet që vë përpara. Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbiimt, është buzëqeshje, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare”, theksoi Rama.


Shtuar 20.04.2026 19:18