Momentet tragjike/ Sulmohet autobusi i ekipit, grabitësit vrasin futbollistin 20-vjeçar

Një moment tragjik u regjistrua në Ganë, teksa sulmuesi i Berekum Çelsit, Dominik Frimpong është vrarë në një grabitje të armatosur në autobusin e ekipit të tij, ndërsa ata ktheheshin të dielën nga një ndeshje e Premier League të Ganës në Samartex.

Shoqata e Futbollit të Ganës, njoftoi se grabitësit qëlluan drejt autobusit, teksa 20-vjeçari, Frimpong-un u plagos në kokë e më pas humbi jetën në spital.

Në një incident të ngjashëm në vitin 2023, autobusi i ekipit të Legon Cities u sulmua pas një ndeshjeje në Samartex, megjithëse nuk u raportua askush i lënduar.

 

 

 


Shtuar 13.04.2026 11:30