“Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Spinacola”, Roberto Mançini pak minuta përpara finales së EURO 2020 ndaj Anglisë në “Wembley” kishte kohë edhe për të kryer shaka me lojtarët e tij duke i hequr disi tensionin.
Më pas fillon duke e korrigjuar formacionin e titullarëve. Fshin emrin e Spinacolës dhe fillon, “Emerson, Zhorzhinjo, Verrati, Barela, Imobile, Insinje, Kieza”. “
Nuk kam asgjë më shumë për të të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ju e dini se çfarë duhet të bëni!
Nuk është as arbitri, as kundërshtari dhe asnjë tjetër! Ne jemi zotërit e fatit tonë!”.