Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës

Mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan, një aksident është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej”, ku një automjet ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë përmbys në përrua, duke shkaktuar panik në zonë.

Të lidhura

None found

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


Shtuar 8.04.2026 12:06