“Prokuroria i ka duart e lidhura”, Klodiana Lala jep detaje çfarë po ndodh me hetimet e Bankers

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar masat zbutëse për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, u shpreh se hetimi është duke vijuar, por është një dosje e vështirë për Prokurorinë e Posaçme, sepse vepra penale ka zgjatur për gati dy dekada.

“Hetimet për aferën e Bankers po vijojnë. Janë dy prokurore. Zhvillimi më i fundit ka qenë zbutja e masës së sigurisë për shtetasit kinezë dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, sepse nuk mund të mbahen në paraburgim ngaqë kanë kaluar afatet ligjore.

Të lidhura

None found

Prokuroria e Posaçme e mori dosjen nga ajo e Fierit. Dy prokuroret kanë marrë të pandehur disa persona, mes tyre edhe ish-administratorin Leronidha Çobo. Muajt e fundit kanë çuar disa letër-porosi jashtë vendit, atje ku mendohet se janë çuar paratë.

Kjo është afera më e madhe në këto 2 dekada. Bëhet fjalë për disa qeveri të përfshira. Gjithë thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur.

Hetimi është duke vijuar, pavarësisht se të pandehurit janë të lirë, nën masën për të mos dalë nga vendi.

Po pritet akti-ekspertimi sepse nga hetimet e deritanishëm kjo kompani nuk ka paguar asnjë lek në buxhein e shtetit. Pra është një çështje në hetim e sipër.

Jam kritike për hetimin e Bankers nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është një zhvatje e buxhetit të shtetit, por prokuroria duket se i ka duart e lidhura për shkak të kohëzgjatjes së veprës penale. Ndoshta janë edhe në pamundësi për t’i hetuar veprat penale. Ndoshta duhet bërë një grup më i madh hetimi, jo vetëm me dy prokurore. Nuk ka asnjë të dhënë që po mbyllet kjo histori. Por po pres fatin e kësaj dosje”- tha Lala.


Shtuar 6.04.2026 22:04

Tags: ,