Shpërthimi i byrektores në Lezhë/ Flet pronari i lokalit pranë subjektit: Më është dëmtuar çdo gjë në biznes, gjendja katastrofë

Pronari i lokalit në Lezhë, pranë zonës ku ndodhi shpërthimi, është shprehur se dëmi është shumë i madh. Ai deklaroi se në momentin që ka mbërritur mbrëmjen e djeshme gjithçka ishte shkatërruar.

“Gjendja ishte katastrofë, kur erdha mbrëmë gjithçka kishte mbaruar. Nuk ka ardhur ende njeri për rivlerësimin”, u shpreh ai.

“Më është dëmtuar çdo gjë në biznes, me fasada, frigoriferë, tavani, gjithçka. Më kanë njoftuar shokët mbrëmë, më pas policia. Gjendja ishte katastrofë, kur erdha mbrëmë gjithçka kishte mbaruar. Nuk ka ardhur ende njeri për rivlerësimin. Vetëm fasadat dhe të tjerat 5000 euro, pa ekspresë dhe gjëra të tjera. Çdo gjë ka dalë jashtë funksionit”, u shpreh pronari i lokalit të dëmtuar nga shpërthimi.

 


Shtuar 6.04.2026 11:44