Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, kryen veprimet e para hetimore, pasi më datë 04.04.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë, kanë njoftuar se pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. O., 19-vjeç, banues në Menia, Egjipt.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Të lidhura
None found
Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë IML-së në Tiranë, për t’iu nënshtruar autopsisë mjekoligjore.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
