I dënuar me 20 vite burg për rrëmbim personi dhe trafik të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda (EMRI)

Policia e Shtetit, ka njoftuar se është arrestuar në Spanjë një 40-vjeçar nga Saranda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 20 vite burg për “rrëmbim personi” dhe “trafik droge”.

Falë shkëmbimit të informacionit mbi vendndodhjen dhe veprimtarinë e personave në kërkim, autoritetet kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në Spanjë të shtetasit Adrian Ogiçi, 40-vjeç, banues në Sarandë.

Të lidhura

None found

Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Tani ai pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40-vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.


Shtuar 5.04.2026 09:49